Mirë se vini!

Tek ne jeni në duar të sigurta për përkthime profesionale në fushat juridike, mjekësore, financiare dhe në institucione, si edhe përkthime dokumentash të ndryshëm

Përkthime të vërtetuara zyrtarisht

Përkthim diplome

Ju duhet për aplikimin tuaj për punë ose për njohjen e diplomës në Gjermani përkthim i vërtetuar i diplomës tuaj? Ne ju ofrojmë shërbim përkthimi të shpejtë, profesional përkundrejt një çmimi të arsyeshëm.

Përkthim dëshmie penaliteti ose patente

Po kërkoni një përkthyes shtetëror për gjuhën shqipe? Ne ju ofrojmë shërbim përkthimi cilësor, me korrektesë dhe profesional për dokumentat tuaja.

Përkthim dëftesë pjekurie

Institucionet gjermane ju kërkojnë dëftesën e pjekurisë ose listën e notave të perkthyer nga një përkthyes shtetëror? Tek ne jeni në adresën e saktë. Shërbim përkthimi pa gabime, i qartë dhe i saktë.

Përkthim dokumentash për institucionet gjermane

Eksperiencën tonë disavjeçare në fushën e përkthimit të dokumentave zyrtare nga shqipja në gjermanisht dhe nga gjermanishtja në shqip, e vendosim me kënaqësi në dispozicionin tuaj. Na kontaktoni në çdo kohë, jemi të gatshëm t’ju shërbejmë.

Interpretim
– simultan
– konsekutiv

interpretim Në Gjykata

Me shërbimin tonë të përkthimit në gjykata nuk paraqitet më asnjë barrierë gjuhe për drejtësinë. Si përkthyese shtetërore për gjuhën shqipe, nëpërmjet përkthimit simultan gjatë seancës dhe zotërimit të terminologjisë juridike, si në gjuhën shqipe dhe gjermane, ndihmojmë të akuzuarin, viktimën dhe dëshmitarin të kuptoj seancën gjyqësore në gjuhën shqipe. Gjithashtu edhe gjykatën të zhvilloj një proces gjyqësor pa barriera gjuhësore. 



INTERPRETIM në polici

Rezultati i një takimi në polici varet shumë nga aftësia e përkthyesit. Prandaj roli i tij është i rëndësishëm. Me ndjekjen dhe përfundimin me sukses të kualifikimit “Interpretues dhe përkthyes në gjykata dhe institucione” në Universitetin e Hamburgut ne zotërojmë terminologjinë e saktë juridike për procese penale dhe civile në gjuhën shqipe dhe gjermane. Falë paanshmërisë sonë dhe përkthimit profesional në përputhje me të vërtetën bëhet i mundur transmetimi preciz, i saktë dhe i plotë i mesazhit.

INTERPRETIM në zyrën e gjendjes civile

Të thuash „Po“ dhe të jesh sëbashku me njerëz të lumtur, është me të vërtetë shumë bukur!
Në ditën më të bukur të jetës tuaj ju ofrojmë shërbimin ideal si përkthyese zyrtare e betuar për gjuhën shqipe. Me zotërimin tonë kompetent të gjuhës gjermane dhe gjuhës shqipe, si edhe me betimin e kryer përpara ligjit për një përkthim në përputhje me të vërtetën, juve nuk ju pengon më asgjë, që dita e celibrimit në gjendjen civile, të jetë e paharrueshme.

INTERPRETIM NË ADMINISTRATËN PUBLIKE

Si përkthyese shtetërore për gjuhën shqipe me eksperiencë disa vjeçare bashkëpunimi me institucionet gjermane, ne ju mbështesim dhe shoqërojmë në takimet që ju keni në Zyrat Federale të Emigracionit dhe Refugjatëve, në zyrat e Agjensisë Federale të Punës, në Komunë, si edhe në shumë institucione të tjera. 

INTERPRETIM
në konferenca

Në kuadër të globalizimit është bërë interpretimi një pjesë integrale në jetën politike dhe ekonomike. Gjatë përkthimit në konferenca me tema të ndryshme ju sigurojmë profesionalitet dhe përpikmëri maksimale në të dyja format e interpretimit: interpretim simultan dhe interpretim konsekutiv, shqip-gjermanisht dhe gjermanisht-shqip.

INTERPRETIM
në seminare

Për organizimin e aktiviteteve dhe seminarëve me pjesëmarrës nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Gjermania ju sigurojmë mbështetjen tonë nëpërmjet interpretimit profesional simultan dhe konsekutiv në gjuhën shqipe dhe gjermane në mënyrë që aktiviteti juaj të zhvillohet pa barriera gjuhësore dhe të rezultoi i suksesshëm.

INTERPRETIM
në klinika mjekësore

Gjuha nuk duhet të jetë pengesë në shërbimin shëndetësor. Nëse ju kërkoni një përkthyes i cili t’ju përkthej në spital, në klinikën mjekësore ose gjatë seancës tuaj të terapisë, ne ju gjendemi pranë duke ju shërbyer me njohuritë tona gjuhësore në fushën e mjekësisë dhe duke shpëtuar jetën tuaj.

INTERPRETIM
në studio ligjore

Ju duhet një përkthyes shtetëror në gjuhën shqipe për një takim tek noteri ose avokati? Tek ne jeni në adresën e saktë. Me profesionalitetin, korrektësinë dhe saktësinë e interpretimit që ne ju ofrojmë, ju sigurojmë një takim të suksesshëm në studion ligjore.